Pesë raste të konfiskimit të substancave narkotike kanë ndodhur brenda 24 orëve në Pejë, me ç’ rast janë arrestuar tetë persona.

Sipas policisë, në rastin e parë janë arrestuar tre të dyshuar, pasi që tek të njëjtit gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një qese me substancë narkotike e llojit Marihuanë pesha 1.7 gram.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Një tjetër është arrestuar në Pjesë, pasi te i njëjti gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një qese me substancë narkotike e llojit Marihuanë pesha 21.6 gram. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti i tretë i cili është gjetur me 2.2 gram marihuanë, ka ndodhur në mesnatë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Po ashtu, është arrestuar edhe një i dyshuar, pasi që tek i njëjti gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar substancë narkotike e llojit Marihuanë pesha 1.2 gram. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Sipas Policisë, janë edhe dy persona tjerë të arrestuar në Pejë, pasi që tek të njëjti gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar substancë narkotike e llojit Marihuanë pesha 2.1 gram. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.