Qeveria e Republikës Srpska në një seancë të veçant sot shfuqizoi raportin e Komisionit për Hetime të Ngjarjeve brenda dhe rreth Srebrenicës nga 10 deri 19 korrik të vitit 1995, të përpiluar në Banja Llukë në qershor dhe 15 tetor të vitit 2004 dhe nga përfundimi i Qeverisë së RS nga seanca e 16-të e posaçme e mbajtur më 29 tetor 2004, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjithashtu janë shfuqizuar edhe raportet e Grupit të Punës të Qeverisë së RS të miratuar më 30 mars dhe 30 shtator të vitit 2005 për të zbatuar konkluzionet e raportit përfundimtar të komisionit të Srebrenicës me të gjitha propzimet dhe përfundimin e Qeverisë së RS nga 31 marsi i vitit 2005.

“Me qëllim të rishikimit të sakt të ngjarjeve në rajonin e Srebrenicës dhe në Srebrenicë gjatë periudhës 1992-1995, si dhe për forcimin e besimit dhe tolerancës mes popujve në BeH, pajtimit përfundimtar dhe bashkëjetesës të brezave të tanishëm dhe të ardhshëm, qeveria e RS formon një komision të pavarur ndërkombëtar e cila në mënyrë objektive dhe të paanshme do të përcakton vuajtjet e të gjithë popujve në rajonin e Srebrenicës në periudhën 1992-1995. Përbërja dhe detyrat e Komisionit do të përcaktohen me vendim të veçantë”, u konstatua sot në mbledhjen e Qeverisë së RS.

Përveç kësaj, qeveria e RS vendosi të formojë një komision të pavarur ndërkombëtar për të hetuar dhe për të bërë një raport mbi vuajtjet e serbëve në Sarajevë në periudhën nga viti 1991 deri 1995, përbërja dhe detyrat e të cilit do të përcaktohen me një vendim të veçantë.