Policia e Serbisë, në pikën kufitare Dheu i Bardhë, me datën 13 gusht ka arrestuar stomatologun Ibrahim Matoshi, me akuzën se ai ka kryer një krim në shtator të vitit 1999, në fshatin Verbicë e Kmetocit, të komunës së Gjilanit. Familjarët e Matoshit po kërkojnë nga krerët e shtetit që t’i ndihmojnë për lirimin e tij, pasi sipas tyre kjo akuzë është një rast i montuar ndaj një qytetari të Kosovës.

Vëllai i Ibrahim Matoshit, Musli Matoshi, ka shkruar në Facebook duke i bërë thirrje Presidentit Hashim Thaçi, Kryeministrit Ramush Haradinaj, ministrit të Punëve të Jashtme Behxhet Pacolli, Kryeparlamentarit Kadri Veseli, ministres së Integrimeve Europiane Dhurata Hoxha, Avokatit të Popullit Hilmi Jashari, përfaqësuesve të partive politike, Odës së Avokatëve, shoqërisë civile dhe mediave, që ta ndihmojnë për lirimin e vëllait të tij, pasi mbrotja e tij i tejkalon mundësitë familjare.

Ai kërkuar ragim dhe mbështetje institucionale, duke thënë se dy shtetet duhet të diskutojnë pasi kjo është një temë politike dhe të mbrohen edhe qytetarët e tjerë të cilët mund të bëhen pre e akuzave të tilla.

“Dua t’ua bёjё me dije se mbrojtja e Ibrahimit i tejkalon mundёsitё tona familjare. Mbrojtja e Ibrahimit kёrkon reagim dhe mbёshtetje institcionale dhe ёshtё shёndrruar nё temё politike qё duhet tё diskutohet nё mes tё dy shteteve me qёllim qё tё mbrohen qytetarёt e tjerё qё mund tё bёhen pre e fabrikimeve tё tilla. Ibrahimi dhe ne si familja sot kemi nevojё pёr ndihmen tuaj institucionale, politike profesionale. Duke i ndihmuar Ibrahimit ju i ndihmoni institucionet dhe qytetarёt e Kosovёs, qё ёshtё pёrgjegjёsi dhe obligim i juaji institucional”, ka shkruar Matoshi.

Po ashtu, thirrje për ndihmë ai ka bërë edhe nga përfaqësuesja e BE’së në Kosovë, Natalyia Apostolova, shefi i Misionit të BE’së Jan Braathu dhe përfaqësues të Quint’it në Kosovë.

“Meqёnёse jeni pёrfaqёsues tё organizatave amё, tё cilat merren me mbrojtjen e tё drejtave tё njeriut, si dhe jeni pёrfaqёsues tё shteteve respektive qё i mbrojnё tё drejtat e njeriut sipas parimeve tё specifikuara nё konventat ndёrkombёtare pёr tё drejtat e njeriut, ju bёjmё thirrje qё tё na ndihmoni pёr lirimin sa mё tё shpjetё tё Ibrahimit.

Duke e pasur parasysh faktin se organizatat dhe shtetet e juaja respektive janё tё pёrfshira drejtёprdrejt ose tёrthorazi nё dialogun nё mes tё Kosovёs dhe Serbisё, i cili ka pёr qёllim lehtёsimin e jetёs sё qytetarёve, si dhe ndёrtimin e bashkёjetesёs nё mes tё etnive tё ndryshme nё Kosovё dhe nё rajon, ua bёjmё me dije se arrestimi i Ibrahimit ёshtё nё kundёrshtim me parimet e kёtij procesi”, ka shkruar Matoshi.

Ai ka paralajmëruar se do të organizojë një protestë në Gjilan dhe Prishtinë, në përkhrahje dhe mbrotje të Ibrahimit, së bashku me aktivistë të të drejtave të njeriut.