Prania e Virusit të Nilit në Kosovë, po rrezikon përhapjen e këtij virusi edhe në Shqipëri.

Kukësi, si zonë kufitare është porta kryesore hyrëse në Shqipëri dhe risku i përhapjes së virusit është i madh.

Ndonëse në Kukës nuk ka raste të virusit të Nilit, mjeku infeksionit në spitalin rajonal, Mark Nufi, thotë së rreziku ekziston. Por në rast shfaqjeje të kësaj sëmundje, nuk mund të ketë trajtim në Kukës.

“Rreziku është prezent dhe mundësia për t’a marrë virusin është e lartë nga momenti në moment.

Meqënëse në Kosovë ka raste, sëmundja mund të hapet shumë shpejt tek moshat e vjetra, kanë dhe mortalitet më të lartë. Qoftë tek fëmijët e vegjël qoftë tek të moshuarit”, thoteper Report Mark Nufi, Mjek infeksionit në spitalin rajonal të Kukësit.

Virusi transmetohet përmes mushkonjave dhe kushte për përhapjen e virusit ka plot në zonat ndërkufitare Kosovë-Shqipëri.

Përveç lëvizjes së dyanëshme të qytetarëve edhe liqeni është njëri prej territoreve favorizues. Tre persona janë identifikuar me Virusin e Nilit Perëndimor në Kosovë nga pickimi i mushkonjave, ndërkohë që një nga të prekurit ka humbur jetën. Ndërkohë pak ditë më parë Instituti i Shëndetit Publik tha se Shqipëria nuk rrezikohet nga ky virus.