Dje në fshatin Llabjan të Novobërdës, është arrestuar i dyshuari (i mitur) mashkull K/Shqiptar.
Ai, thuhet në njoftimin nga Policia, derisa ishte duke drejtuar automjetin, nuk ka respektuar urdhrat dhe ka fyer dhe sulmuar njërin nga zyrtarët policorë.
I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.