Pas takimit që patën krerët e institucioneve të sigurisë në Kosovë ku diskutuan rreth strategjisë së sigurisë së vendit, kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova duhet të jetë e aftë ta mbrojë veten nga rreziqet potenciale.
“Strategjia e Sigurisë është përgjigjja që institucionet e vendit duhet të kenë në çdo çast për sfidat e garantimit të jetës së qytetarëve të Kosovës pa dallim dhe të sovranitetit dhe tërësisë tokësore të vendit si dhe rendit kushtetues”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Postimi i plotë:
Strategjia e Sigurisë është përgjigja që institucionet e vendit duhet të kenë në çdo çast për sfidat e garantimit të jetës së qytetarëve të Kosovës pa dallim dhe të sovranitetit dhe tërësisë tokësore të vendit si dhe rendit kushtetues. Sot me Grupin Punues diskutuam për ridraftimin e Strategjisë së Sigurisë. Kosova duhet të jetë e aftë për ta mbrojtur veten në të gjitha dimensionet, si dhe paqen rajonale dhe më gjerë, përballë kërcënimeve potenciale.
RH