Vebi Mujku drejtor në Qendrën për Punë Sociale në Prishtinë ka arsyetuar dhunën në familje.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Mujku ka thënë se në cdo shoqëri e cila jeton në botën demokratike është duke u përball me dhunën në familje.

“Nuk ka qeveri dhe shoqëri civile në botën demokratike që nuk është duke u përballë me fenomenin e dhunës në familje”.

Muju ka shkruar se “Askush nuk mundë ta di se çka do të ndodh në një familje në mes të natës, ashtu siç ndodh në 90% të rasteve, dhuna në familje. Sikur ta kenë informatën e të mos reagojnë, atëherë duhet kërkohet llogari nga të gjithë”.

Përvec kësaj ai ka krahasuar Kosovën me shtetin e Suedisë, ku ka thënë se Kosova krahasuar me Suedin në proporcion me popullatën ka më shumë raste të dhunës në familje

“Suedia në proporcion me popullatën ka më shumë raste të dhunës në familje se sa Kosova. Sa më I zhvilluar dhe më demokratik një shtet aq më shumë paraqiten rastet e dhunës në familje, por një formulë parandalimi ende nuk është zbuluar”, ka shkruar Muju.

Ndër tjera ai ka thënë se “Ushtruesit e dhunës ju përkasin gjitha subjekteve politike, njëjtë si edhe viktimat e dhunës në familje”.

Kujtojmë se gjatë natës së mbrëmshme në Komunën e Gjakovës bashkëshorti ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij 50-vjeçare.

Ku për këtë rast policia ka thënë se ishte vrasje aksidentale.