Pa shtëpi, në gjendje të rëndë  shëndetësore tash e një kohë të gjatë, A.D jeton duke bredhur rrugëve të Podujevës.

Në mungesë të një strehe po ashtu edhe të një kujdesi shëndetësor, tani të njëjtit i është përkeqësuar gjendja edhe më shumë. Por, që nuk është i vetmi në Podujevë që nuk pranojnë kujdes adekuat nga organet kompetente, kështu të lënë pas dore nga shteti, shkruan Llapi.info

Një qytetar ka xhiruar të sëmurin mendor pasi që ka dëgjuar rënkimet nga dhimbja e këmbëve. Ai ka kërkuar që sa më parë të ndërmerret diçka në lidhje me këtë.

“Une dashta me ju dergu nje video ku nje i pastreh te cilin e njohum te gjith ne llapijanet me emrin (Avdush) te cilit edhe pse eshte me te meta mentale eshte per tu dhimbsur sepse tek e fundit eshte njeri si ne qe jemi dhe e kemi te gjith per detyr ta trajtojm ashtu si duhet nje njeri.

Dola sot ne qytet per ta kryer nje pun timen dhe hasa ne Avdushin ku i cili ishte ul dhe ofshajke nga dhimbjet e kembeve qe nuk e lejshin rahat dhe pa kujdes te askujt sikur te ishte nje kafsh e jo njeri. Une juve ju lus qe ta postoni ket video dhe ta shfaqni edhe kët mesazh timin dhe te ju tregoni gjith komunes gjith stafit mjeksor gjith atyne te cilet ne kso raste mbyllim syt dhe nuk ju intereson njeriu pos lekut .

Avdushi eshte shqiptar eshte antar i shoqeris son ashtu siq eshte ne smujm me ndryshu por ju lus te gjithëve qe te tregoni meshir dhe ta marrin ket person dhe ta sherojn sepse ky ishte ne gjendje shum te keqe mumdeni me shiqu edhe videon “, ka thënë qytetari në kushte anonimiteti./Llapi.info