Kryetari i partisë Nisma dega në Podujevë, Xhemajl Hasani, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit, njofton Llapi.info
“Kjo festë e Kurban Bajramit, e reflektimit të marrëdhënieve të secilit individ me Zotin, le të shërbejë si një mundësi që gjithashtu të reflektojmë për punëndhe angazhimet tona, për obligimet që kemi ndaj njëri-tjetrit, familjes, miqve dhe shoqërisë dhe për ndihmën që japim për secilin njeri”, ka shkruar Hasani.
Më poshtë postimi i plotë:
Të nderuar qytetar.
Kur po i afrohemi përmbylljes së pelegrinazhit të Haxhit në Mekë, njërës prej pesë shtyllave qendrore të fesë islame, të gjithë besimtarëve myslimanë dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës ju uroj Kur’ban Bajramin, këtë festë të mirëkuptimit dhe të harmonisë në familje e me miq dhe shtrirjes së dorës së solidaritetit ndërmjet njerëzve.
Kjo festë e Kurban Bajramit, e reflektimit të marrëdhënieve të secilit individ me Zotin, le të shërbejë si një mundësi që gjithashtu të reflektojmë për punëndhe angazhimet tona, për obligimet që kemi ndaj njëri-tjetrit, familjes, miqve dhe shoqërisë dhe për ndihmën që japim për secilin njeri.
Në këtë ditë të besimit në Zotin, ditë të mirëkuptimit, të nderimit dhe respektit për njëri-tjetrin, të vazhdojmë kultivimin e traditave tona të bazuara në parimet e shoqërisë sonë të respektimit e kujdesit për njëri-tjetrin, të shtrirjes së dorës së mirësisë dhe mbi të gjitha të kultivimit të harmonisë e tejkalimit të dallimeve në shoqërinë tonë, të ndërtuar mbi vlerat e diversitetit etnik, kulturor e fetar.
Sot,me respekt të veçantë, t’i kujtojmë të gjithë ata që u angazhuan dhe sakrifikuan për të sotmen tonë, që vendosën bazat e shtetit dhe të demokracisë sonë, që na obligon ta ndërtojmë të ardhmen më të mirë, pjesë të pandarë të popujve të lirë dhe me respekt për të gjithë ata miq që na qëndruan përkrah, në çdo kohë dhe në çdo situatë.
Xhemajl Hasani. Kryetar i degës së Nismas Socialdemokrate.
Podujevë: 20.08.2018