Katër persona janë përfshirë të hënën në Podujevë në një përleshje me armë zjarri, si pasojë e mosmarrëveshjeve për një pronë, njofton Llapi.info
Sipas PK-së të katër personat janë arrestuar derisa tre prej tyre janë liruar në procedurë të rregullt.
“Raportohet se pas një mosmarrëveshje pronësore në mes katër personave të dyshuar meshkuj K-shqiptar, ka ardhur deri te përdorimi i armës por pa pasoja në njerëz. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një gëzhojë. Janë bastisur tri lokacione, ku janë gjetur një pushkë gjuetie, një pushkë ajrore dhe një revole lodër. Vetura e njërit nga te dyshuarit është konfiskuar pasi që ishte e përfshirë në rast. Janë arrestuar të katërt të dyshuarit, ku tre prej tyre janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa njëri është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Llapi.info