Në vitin 2011, kryeprokurori Aleksandër Lumezi, kishte tentuar të bëhej pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës. Kjo bëhet e ditur nga përgjimet e papublikuara deri tash, të cilat i ka siguruar Kohavisioni.

Adem Grabovci, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Besim Beqaj dëgjohen teksa përpiqen të sigurojnë një pozitë, për kryeprokurorin që asokohe ishte Kryeprokuror i Prokurorisë së Qarkut në Prishtinë.

Në një moment Kadri Veseli kishte thënë se Leka mund t’i ndihmojë edhe nga pozita ku ishte, për çka kishte mbështetjen e tyre.

Transkripti i bisedës nga “Dosja Pronto”:

Adem Grabovci: Jo, jom me Besimin…

Kadri Veseli: Ooo veç bënmi të fala, bëni shumë.

Adem Grabovci: Ej.

Kadri Veseli: Po?

Adem Grabovci: Jom, jom edhe me Lekën.

Kadri Veseli: Meee?

Adem Grabovci: Me Lekën, kandidatin për që bisedum.

Kadri Veseli: Aaa të fortë, të fortë.