Organizata e Veteranëve të Luftës ka reaguar ndaj deklaratave të ish-komandatit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi.
Ky i fundit gjatë ditës së djeshme deklaroi se sipas shënimeve të komandantëve të zonave, në përgjithësi numri i veteranëve ka variuar deri në 12700, shkruan lajmi.net.
E ky numër është madje shumë më i vogël se sa lista e veteranëve të rremë, e që po thuhet të jetë diku rreh 19 mijë.
Nasim Haradinaj, nënkryetar i OVL-së së UÇK-së, i ështëk kundërpërgjigjur sot Sylejman Selimit.
Ai për lajmi.net ka thënë se Sylejman Selimi është dashur të reagonte shumë më herët për këtë çështje.
Sipas tij të gjitha këto lista ishin në dorën e atyre që tani po thonë se ka pasur manipulime në numrin e veteranëve.
“Qëndrimi i organizatës së veteranëve të luftës është se ku ishte komandanti deri tash? Ku jon komandantat të cilët e kanë dhanë emrin e tyre, dhe duhet tek tash me fol, pse nuk kanë fol ma herët. Mua kjo po më befason shumë sepse krejt kjo ka qenë në dorën e tyre dhe tash dalin kontravers me ato të cilat kanë vepruar”, është shprehur Haradinaj.
E duke mos dashur të spekulojë për numrin e veteranëve të vërtetë Haradinaj thotë se këtu është duke u shtjelluar një çështje tjetër.
“Unë s’mund të spekuloj me numra, sepse nuk e di sa ka qenë, unë menoj që këtu është duke u bërë një spekulim tjetër. Këtu më tepër është duke u bërë spekulim për njerëz që me hi në lista të vlerës si vlerë çfare është certifikata e veteranit. Shumë pak ka rëndësi kompensimi, për veteranët e vërtetë ka shumë rëndësi mirëvlerësimi. Siç duket për politikën dhe komandatët më shumë ka rëndësi shtjellimi i numrit të veteranëve në votë, osë në korrupsion”, është shprehur Haradinaj.
Kujtojmë se çështja e numrit të veteranëve të UÇK-së është riaktualizuar shumë kohëve të fundit. Kjo erdhi pas dorëheqjes së prokurorit, Elez Blakaj i cili edhe po hetonte këto lista të fryera.