Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar koncept-dokumentin për letërnjoftim. Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi dha disa hollësi rreth ndryshimit të këtij ligji.
Sipas tij, pajisje me mjet të identifikimit do të kenë gjitha moshat, ndonëse deri më tani ishte prej moshës 16 vjeçare, transmeton Indeksonline
“E drejta për pajisje me letërnjoftim nga momenti i lindjes së fëmijët”, ka thënë Gashi gjatë mbledhjes së sotme të ekzekutivit.
Ndryshe, koncept dokumenti për letërnjoftim ishte parashikuar në planin vjetor të Qeverisë për vitin 2018.