Në dosjen “SaHanShefi” hulumtuesit e KALLXO.com kanë zbuluar edhe fatura me të cilat stafi i kryeministri të atëhershëm, Hashim Thaçi, kishin paguar cigare.

540 euro kishte shpenzuar zyra e Hashim Thacit në një darkë zyrtare në Vila ‘Belvedere’. Veç verës italiane e ushqimeve, në këtë faturë janë paguar me para të arkës së shtetit edhe 2 pako cigare ‘Kent’.

Në faturën e natës 3 nëntor 2011, lëshuar pas orës 23:00, shteti kishte paguar edhe cigaret e zyrës së Thaçit.

Shihet që në faturë janë shpenzuar 105 euro në verën italiane ‘Chardonnay Abbazia’ dhe 42 euro në verën tjetër, po ashtu italiane ‘Prosecco Bottega’.

Por, kjo faturë ka edhe dy pako cigare ‘Kent’.

Veç 150 eurove për verë e cigare, nga kuleta e shtetit ishin shpenzuar para edhe për levrek, sallatë, ujë, djath e produkte tjera. Totali i kësaj fature është 538 euro e 55 centë.