Një mërgimtareje nga Gjermania i janë vjedhur dy çanta në të cilat ka pasur gjësende të ndryshme dhe dokumentet personale të familjes.

Rasti ka ndodhur në Mitrovicë, ku nga vetura e saj me targa Gjermane një person i panjohur ka vjedhur çantat, ku vlera e tyre sipas viktimës është rreth 700 euro.

Është iniciuar rasti dhe janë duke u kryer hetime policore.