Policia e Kosovës ka raportuar katër raste të sulmit ndajë femrave të cilat kanë ndodhur dje.
Në rastin parë, Policia ka njoftuar se “është arrestuar i dyshuari mashkull Rom i cili për shkaqe ende të panjohura e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër K/Shqiptar të cilës i kishte shkaktuar lëndime trupore, e cila si pasoj e lëndimeve ka marr tretman mjekësor në QKUK”
Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Dhunë në familje ka ndodhur në Fushë Kosovë.
“Me datën 23.08.2018 viktima femër K/Ashkalike ka raportuar se pas një mosmarrëveshje ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull K/Ashkali. Viktima nuk ka dashur të marr tretman mjekësor. Ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thotë Policia.
Po ashtu, policia ka njoftuar se në Gjakovë është arrestuar i dyshuari mashkull K/Ashkali i cili pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K/ Ashkalike e cila si pasoj e sulmit ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Po ashtu dje në Gjakovë, sipas Policisë së Kosovës, është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili i kishte keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht dy vajzat e tij viktimat femra K/ Shqiptare. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/
Të NgjajshmeKonfiskohet një armë zjarri dhe një thikë, arrestohen personat e dyshuar Fillon intervistimi i kandidatëve për drejtor të Policisë Vrasja e 24 vjeçarit në Gjilan: Policia ishte e njoftuar dy ditë më herët për konfliktin Në Gjilan 24-vjeçari u vra nga familjarët Vrasje në Gjilan për motive të ulëta Lirohen aktivistët e arrestuar për sulmin me ngjyrë kundër Policisë