Një çiklist teksa po lëvizte me biçikletë në qendër të qytetit të Podujevës është goditur nga një veturë rreth orës 12:30, njofton Llapi.info

Viktima ka pranuar tretman mjekësor derisa lëndimet sipas mjekut kujdestar në Emergjencë janë të lehta.

“Po nga aksidenti në Podujevë, një person ka pësuar lëndime të lehta. Ai është lajmëruar me disa ndrydhje dhe gërvishtje. Por, pas trajtimit ai është liruar për në shtëpi”, ka thënë ai për Llapi.info.

Ndryshe, në statistikat e Policisë për një ditë bëhet e ditur se kanë ndodhur 23 aksidente, prej tyre një me fatalitet./Llapi.info