Pak kush do të besonte se ajo mund të flasë përsëri. Viktoria Seta, gjashtëvjeçare, i mbijetoi një operacioni të rëndë, ku mjekët e QKUK’së, arritën t’ia largojnë nga trupi një plumb qorr nga i cili ishte goditur ditë më parë, derisa ishte duke luajtur së bashku me bashkëmoshatarët e saj.
Një orë pas operacionit, gjendja shëndetësore e saj është shumë e mirë. Prindërit po i qëndronin afër në çdo moment.
Ai bën apel që mos të gjuajnë me armë në festa, pasi si vajza e tij mund të pësojnë edhe shumë persona të tjerë.
Viktoria për gati 1 javë ka qëndruar me plumb në trup e shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Mjekët e klinikës së Kirurgjisë Torakale kishin pritur momentin e duhur që pacienten ta dërgojnë në sallë të operimit.
Maliqi tregon se operacioni ka kaluar pa komplikime dhe pacientja pritet shumë shpejt të dal nga spitali.
Viktoria ditë më parë ishte goditur papritmas nga një plumb qorr derisa ishte duke luajtur në oborrin e shtëpisë së saj në Obrançë të Podujevës.
Në lidhje me këtë rast, zyrtarë nga Policia e Kosovës bëjnë të ditur se ende nuk dihet se kush ishte personi se gjuajti me armë.
Mirëpo, Policia e Kosovës bën apel që të gjithë qytetarët të përmbahen nga veprimet e tilla.
“Duke kërkuar bashkëpunim për raportimin e rasteve të gjuajtjeve me armë në ahengje, apelojmë qytetarët të përmbahen nga veprime të tilla dhe rikujtojmë se gjuajtja është e sanksionuar me ligj, dhe përdorimi i armëve të zjarrit në ahengje, gjithashtu mund të rezultojë në pasoja shumë serioze”, thuhet në përgjigjen e PK’së.