Shikoni se çfarë zbulojnë vijat dhe gjurmët në majë të gishtave!
Është përcaktuar lidhja midis gjurmëve të gishtave dhe të gjurmëve të shuplakave me rrezikun e shtuar nga diabeti, depresioni, impotenca.
Gjurmët e gishtave, të cilat kaherë përdoren në kriminalistikë për zbulimin e kryesit të krimit, do të mundë të ndihmojnë edhe në zbulimin e personave të cilët rrezikohen nga zhvillimi i ndonjë sëmundjeje, madje edhe para se të shfaqen simptomat.
Hulumtimi i ri ka treguar që femrat me tipin specifik të gjurmëve të gishtave, përkatësisht me më pak unaza dhe më shumë harqe, kanë rrezik të shtuar nga zhvillimi i tumoreve gjinekologjike.
Që më herët shkencëtarët kanë përcaktuar që ekziston lidhshmëria midis gjurmëve të gishtave (dhe njësoj të gjurmëve unike të shuplakave) dhe rrezikut të shtuar nga disa sëmundje, siç janë diabeti, sëmundja e Alzeimerit, leucemia, depresioni, impotenca, madje edhe sëmundja e mishit të dhëmbëve.
Sipas dermatoglifikës, disiplinë shkencore e cila merret me studimin e lidhjes midis gjurmëve të gishtave dhe sëmundjeve, nëse në ndonjë mënyrë është çrregulluar rritja e gjymtyrëve, organeve apo cilitdo ind në fazën e hershme fetale, vjen deri te ndryshimi i konfiguracionit të gjurmëve të gishtave dhe të shuplakës, të cilat formohen midis javës së 11-të dhe të 24-të të shtatzënisë.
Këto ndryshime paraqesin shenja të përhershme dhe të dukshme të zhvillimit jonormal në sistemin nervor dhe në sisteme të tjera.
Vijat themelore të cilat shfaqen në gjurmët e gishtave tanë, vijat spirale, unazat dhe harqet, mund të tregojnë rrezikun e shtuar për këto sëmundje:
SËMUNDJE TË ZEMRËS
Meshkujt të cilët vuajnë nga sëmundjet e zemrës shpesh kanë numër më të madh të vijave në zona specifike të majave të gishtave dhe vija të ndryshme spirale, ka treguar hulumtimi i bërë në Universitetin Ningxia Medical në Kinë.
DIABETI
Në Universitetin e Ohajos është zbuluar që ekzistojnë dallime dukshëm më të mëdha se sa është e zakonshme në gjurmët e dorës së majtë dhe të dorës së djathtë te të sëmurët nga diabeti i tipit 1 dhe të tipit 2.
SKLEROZA MULTIPLITE
Hulumtimi i shkencëtarëve turq ka treguar që personat e sëmurë nga skleroza multiplite kanë më shumë vija se ata të cilët nuk janë të sëmurë nga kjo sëmundje dhe më shumë unaza në gjurmët e gishtave të dorës së majtë.
ASTMA
Disa hulumtime kanë zbuluar dallimin në gjurmët e gishtave të të sëmurëve nga astma dhe të atyre të cilët nuk janë të sëmurë nga kjo sëmundje. Është treguar që astmatikët kanë dukshëm më pak harqe dhe më shumë unaza.
STERILITETI MASHKULLOR
Me krahasimin e gjurmëve të gishtave dhe të shuplakave të meshkujve sterilë me ata josterilë, shkencëtarët britanikë kanë zbuluar që meshkujt sterilë kanë dukshëm më pak unaza.