Punimet e ngadalta në magjistralen Prishtinë – Podujevë, konkretisht në fshatin Gllamnik po vazhdojnë t’i irritojnë qytetarët të cilët frekuentojnë këtë rrugë, njofton Llapi.info

Pas shumë e shumë ankesave të qytetarëve që sipas tyre këto punime janë të zvarritura, kësaj here ka reaguar edhe imami i Xhamisë së Vjetër në Podujevë, Imri Llugaliu. Ai përmes një postimi në ‘Facebook’, ka propozuar që në shenjë proteste në atë rrugë të organizohet një festival me lopë.

“Propozim për bashkimin e koreve. Nëse organizohet ndonjë protestë për krimin që po ndodh në Gllamnik për mos rregullimin e rrugës 2-3 klm qe 2 vite, pra në magjistralen Podujevë-Prishtinë, propozoj në shenjë proteste në atë rrugë të organizohet një festival me lopë, arsyeja se njerzit me kulturë as lopëve nuk ua bëjnë këtë krim qfar janë duke na e bërë neve llapjanve”, ka shkruar ai./Llapi.info