Një person i komunitetit boshnjak është arrestuar në fshatin Milloshevë të Obiliqt të hënën në mesditë.

Ai u arrestua pasi tentoi t’i shmangej gjobës së trafikut duke u ofruar policëve 20 euro mito.

Policia ka arrestuar të dyshuarin, që me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.