Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj sot ka realizuar një vizitë në Ambulancën e Mjekësisë Familjare në Steduenqan, mirëpo aty ka gjetur vetëm një punëtore në vendin e punës.

Për këtë, Muharremaj ka paralajmëruar masa të menjëhershme me zbritje rroge dhe masa të tjera.

“Sapo vizitova AMF në Studenqan, dhe përveç Kaltrina Përzhakut, askush nuk ndodhet në vendin e punës në orën 08:00. Do të merren masa menjëherë me zbritje të rrogës dhe masa të tjera. Askush nuk do të lejohet të abuzoj me shërbime publike”, ka shkruar aMuharremaj në Facebook.