Një person në rrethana të panjohura ka kërcyer nga ura në fshatin Meqë të Gjakovës dhe ka vdekur.
Policia e Kosovës raporton se të martën trupi i tij është gjetur pa shenja jete dhe vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe ekipi mjekësor.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.