294 euro janë harxhuar nga buxheti i shtetit në drekën e 23 marsit 2011.

Fatura ndër të tjera përmban sasi mishi të viçit të paguara deri në 11 euro porcioni e, po ashtu, sasi mish derri të paguar deri në 12 euro e 50 centë porcioni.

Në drekën e Qeverisë, po ashtu, është ngrënë peshk levrek me çmim prej 13 euro e salmon me vlerë 7.9 euro porcioni. Whiskey 18 vjeçar po ashtu ka shoqëruar darkën qeveritare ku sipas faturës janë pirë 4 copë Whiskey me vlerë prej 24 eurosh.

Dreka është ngrënë në “Hotelin Emerald” ndërsa kontrata është nënshkruar në mes Zyrës së Kryeministrit Hashim Thaçi të përfaqësuar nga Abelard Tahiri dhe hotelit në fjalë. /Kallxo.com