Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të premten është takuar me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Beograd, Denis Keefe, me të cilin kanë diskutuar rreth zgjidhjes së problemit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Siç shkruan agjencia e lajmeve ‘tanjug’, Vuçiq ka thënë se Serbia nuk do të pranojë asnjë marrëveshje me Kosovën e cila do të ishte në dëm të Serbisë dhe të popullit serb.

Vuçiq ndërkohë e ka informuar ambasadorin Keefe edhe për ecurinë e dialogut ndërmjet dyja vendeve në Bruksel.

“Serbia kurrë nuk do të pranojë zgjidhje, e cila do të ishte nënshtruese për shtetin tonë dhe popullin tonë”, ka thënë Vuçiq.