Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, e ka mirëpritur deklarimin e qartë të Gjermanisë dhe Austrisë kundër idesë së shkëmbimit të territoreve.
Hoti ka thënë se e vlerëson shumë kontributin e këtyre dy vendeve, dhe të vendeve të tjera mike, në ndërtimin e shtetit të Kosovës.
“Do të vazhdojmë të kërkojmë mbështetje tek të gjitha vendet mike për të konsoliduar shtetin e Kosovës të shpallur më 17 shkurt 2008, e jo për të copëtuar atë” ka shkruar Hoti në llogarinë e tij të Facebook-ut.
Më poshtë shkrimi i plotë:
E mirëpresim deklarimin e qartë të Gjermanisë dhe Austrisë, të shprehura nga ministrat e jashtëm të vendeve, kundër eksperimentit të shkëmbimin të territoreve.
E vlerësojmë shumë kontributin e këtyre dy vendeve, dhe të vendeve të tjera mike, në ndërtimin e shtetit të Kosovës.
Do të vazhdojmë të kërkojmë mbështetje tek të gjitha vendet mike për të konsoliduar shtetin e Kosovës të shpallur më 17 shkurt 2008, e jo për të copëtuar atë.