Një i tërmet i fortë me magnitudë 5.1 ballë ka lëkundur Greqinë mëngjesin e ditës së sotme, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.
Një i tërmet i fortë me magnitudë 5.1 ballë ka lëkundur Greqinë mëngjesin e ditës së sotme, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Epiqendra e tërmetit ka qenë në Trikala pranë Athinës, 10 km thellësi me orën lokale greke 10:12 minuta, por lëkundjet sizmike janë ndjerë në disa qytete të Shqipërisë, Vlorë, Fier, Korcë, por edhe në Kosovë dhe Maqedoni.
Nga të dhënat e para, sipas gazetarëve të Report Tv në qytetet ku është ndjerë tërmeti nuk ka dëme materiale apo të lënduar. Në muajt e fundit Shqipëria është goditur nga disa tërmete me epiqendër në Burrel, Gjirin e Lalzit, Vlorë, Elbasan, por që është ndjerë edhe në qytete të tjera, ndërsa janë dëmtuar disa banesa. Tërmeti më i fortë ishte ai i 12 gushtit me epiqendër në Mat me magnitudë mbi 5 ballë, ndërsa u dëmtuan shumë banesa.