Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq thotë se është pesimist dhe duket se tani është edhe më larg zgjidhjes së çështjes së Kosovës.
“Një nga arsyet kryesore pse unë besoj kështu, është se duke u bërë këtë fushatë të çmendur dhe kërcënime mes politikanëve në Prishtinë për të marr vëmendje se serbët në Kosovë duhet të kenë më pak të drejta”, ka thënë ai.
Ai e ka quajtur garë të çmendur të politikanëve shqiptare për kufjet sa që ka thënë se mund të shkaktoi luftë dhe dhunë, transmeton lajmi.net.
Sipas tij, gjithë filmat që po i ëndërrojnë politikanë shqiptarë për territore janë iluzione, pasi kufijtë ekzistojnë.
“Askush nuk do të detyrojë Serbinë dhe serbët të njohin pavarësinë e Kosovës. Rezolutat mund të vijnë vetëm nëpërmjet bisedimeve që do të kënaqte interesat e të gjitha palëve.”
“Një arsye tjetër për qëndrimin tim pesimist është fakti se Presidenti Vuçiq e kishte thënë qartë dhe kishte të drejtë, kur muaj me parë u tha se komunitetit ndërkombëtar është duke punuar që Serbia të pranojë pavarësinë e Kosovës dhe të mos merr asgjë si këmbim”.
Vizita e presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Kosovë më 8-9 shtator do të jetë më gjithëpërfshirëse dhe më e dukshme , tha më tutje Gjuriq, shkruan b92.
Sipas tij, presidenti i Serbisë do t ju drejtohet qytetarëve në një tubim qendror që do të mbahet në Mitrovicën Veriore.
“Vuçiq do të paraqesë disa nga qëndrimet më të rëndësishme në lidhje me çështjen e raporteve të Serbisë ndaj Kosovës dhe vizionin e parashikimet e zgjidhjes së kësaj çështjeje”, tha ai në një konferencë për media.