Komisionari për Zgjerim i Komisionit Evropian, Johanes Hahn, sot është takuar me kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiç, me të cilën ka diskutuar rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe hapave të ardhshëm që duhet të ndërmerren në këtë proces.
Komisionari për Zgjerim i Komisionit Evropian, Johanes Hahn, të premten ka udhëtuar për në Beograd, ku është pritur nga krerët e shtetit serb, shkruan Gazeta Express.
Në mëngjesin e të shtunës ai është takuar edhe kryeministren serbe, Ana Brnabic, me të cilën ka diskutuar rreth dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“ Një takim shumë i mirë me kryeministren, Ana Brnabic në Beograd. Kemi diskutuar për hapat e ardhshëm të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sundimin e ligjit”, ka shkruar Hahn në llogarinë e tij në Twitter.
Hahn është takuar edhe me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, raporton Express.
Ndryshe ditë më parë, Hahn , ka deklaruar se është shndërrua një progres në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por sipas tij, është ende herët te flitet për një zgjidhje përfundimtare ndërmjet dyja vendeve.
Ndryshe dje përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, ka thënë se marrëveshja ndërmjet dy shteteve duhet të arrihet në muajt në vijim, duke e vendosur si kohë finale, muajin Maj 2019, kohë kjo kur skadon mandati i Komisionit Evropian, dhe organizohen zgjedhje të reja.