Një person i cili ka bërë ‘krime’ kibernetike në komunën e Podujevës është arrestuar nga Policia, njofton Llapi.info.

I dyshuari, tashmë i arrestuar, përmes internetit ka hyrë në sisteme kompjuterike dhe ka arritur të shpërndajë viruse kompjuterike nëpër profile te përdoruesve të rrjeteve sociale, duke dëmtuar imazhin e personaliteteve publike si dhe përfitim material.

Gjatë kontrollit, si prova materiale janë sekuestruar: 1 shtëpizë kompjuteri, 2 llap top, 2 telefona celular, 1 USB memorie dhe 9 kartela bankare.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Llapi.info