Ministria e Tregtisë dhe Industrisë pritet që të bëjë asgjësimin e të gjitha lodrave të tregut aziatik në Kosovë që janë vlerësuar të dëmshme për shëndetin e fëmijëve.

Në një postim në facebook, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani ka thënë se janë duke pritur lejen e Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit për t’i asgjësuar, transmeton Indeksonline.

“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë që nga marrja e analizave të lodrave që kanë rezultuar të rrezikshme është shumë e shqetësuar . Pas ndalesës që i kemi bërë importimit të lodrave të tregut aziatik (Kina) që nuk i plotësojnë kriteret dhe janë me rrezik të lartë, inspektorët tanë nga e hëna do të fillojnë zbatimin e një plani operativ rigoroz për konfiskimin e këtyre lodrave edhe në tregun e brendshëm.

Po ashtu, jemi duke e pritur edhe lejen e Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit që ta bëjmë asgjësimin e të gjitha lodrave të konfiskuara”, ka shkruar ai.

Për të gjithë hapat që do të marrim do të ju njoftojmë në ditët në vazhdim, ka theksuar në fund Hasani