Në Fushë Kosovë, mbrëmë një burrë ka rrahur gruan e tij. Edhe një tjetër në Prizren, po ashtu raportohet ta ketë rrahur gruan e tij. Të dy rastet ndodhën pas një mosmarrëveshje që kishin mes vete.
Policia përmes raportit të sotëm policor thotë se me vendim të prokurorit, ata pasi janë intervistuar janë dërguar menjëherë në mbajtje.
Ndërkaq, një tjetër rast raportohet të ketë ndodhur në Dragash, po ashtu me dhunë familjare.
Policia thotë se një djalë pasi e ka kanosur babanë e tij, ka tentuar edhe ta rrahë atë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.