Kryetari i LDK-së në Podujevë, Agim Veliu, ka thënë se Nazmi Halimi as nuk është anëtarë i LDK-së dhe as nuk figuron në regjistrat e LDK-së.

“Jo, nuk është anëtarë i LDK-së, as nuk ka librezë dhe as nuk figuron në regjistrat e LDK-së”, ka thënë Veliu për Indeksonline.

Veliu ka sqaruar se Halimi ka qenë në partinë e Shqiptare Demokristiane dhe asnjëherë në LDK.

“Ne kur e kemi bërë marrëveshjen me partinë Shqiptare Demokristiane në zgjedhjet e kaluara, pjesa e demokristianvë që i ka udhëheq Shaban Dajoku, kanë kaluar të gjithë në LDK dhe e kanë përkrah kandidatin e LDK-së për kryetar, ndërsa Nazmi Halimi e ka tradhtar edhe Mark Krasniqin aso kohe dhe ka shkuar me Zef Morinën në PDK. Kështu që ai nuk ka bërë asnjë herë regjistrim në LDK dhe nuk ka librezë”.
Veliu ka thënë se Halimi le ta tregon librezën e LDK-së, që është anëtarë.

“Le ta tregon ai librezën e LDK-së, që është anëtarë, nuk është asnjë problem. Mua po më vjen keq që po duhet të merrem me të, sepse ai për mua nuk ka asnjë vlerë. Ai është një poçavër politike që iu shërben njerëzve të caktuar nëpër periudha të caktuara për interesa personale, ndërsa unë e kam interesin e LDK-së.

Nëse Nazmi Halimi mendon me hy në garë me mua, që ai nuk ka asnjë mundësi, sepse ai po hynë me detyra të caktuara, thjesht me ardh e me prish procesin, për interes të dikujt. Ai nuk mund ta bëj atë punë sepse as nuk është në struktura dhe as në LDK”, ka thënë Veliu.

Ai ka folur edhe për zgjedhjet në LDK, në Podujevë, duke i cilësuar demokratike.

“Zgjedhjet në LDK në Podujevë kanë shkuar për mrekulli, i kemi mbajtur 80 kuvendi të nëndegëve dhe i kanë zgjedhur kryesit e tyre dhe ka qenë një akt solemn që ndoshta do të mbahet mend për një konsensus të jashtëzakonshëm”, ka vlerësuar Veliu./Indeksonline