Më 11 korrik të këtij viti, prokurori special i dorëhequr, Elez Blakaj, kishte zhvilluar një takim me kryeprokurorin Reshat Millaku në lidhje me aktakuzën ndaj veteranëve të rremë.

Një ditë pas këtij takimi, Blakaj i kishte dërguar Millakut një email përmes së cilit e njoftonte rreth punës që është bërë në lidhje me aktakuzën e këtij rasti.

Ndërkaq, Millaku, gjatë një konference për media të datës 16 korrik, disa ditë pasi prokurori Blakaj jep dorëheqje, përmend emailin në fjalë dhe thotë të jenë dakorduar me Blakajn që të plotësojnë aktakuzën para se ajo të dërgohet në gjykatë.

“Blakaj e ka sjell aktakuzën për të parë nëse është në rregull, nëse duhet të plotësohet apo të hiqet diçka. Jemi pajtuar që aktakuza të plotësohet. Ai është pajtuar dhe ka thënë se ‘në rregull, por se këtë do ta bëjë pas pushimit’. Pastaj, me datën 13 të këtij muaji është dashur që të fillojë punën dhe nuk është paraqitur”, pati thënë Millaku më 16 korrik, raporton Koha.net.

Edhe Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, më 22 korrik, gjatë një konference për media bashkë me Millakun, pati thënë se aktakuza nuk ka qenë e plotë, e të cilën e ka quajtur draft-akuzë.

“Më 7 maj është nxjerr edhe aktvendimi për fillimin e hetimeve. Ndërsa më 11 qershor është ngritur një aktakuzë për të cilën kemi thënë se është draft-aktakuzë dhe e cila nuk ka qenë e nënshkruar nga prokurori. Pastaj e kemi pranuar edhe një aktakuzë të nënshkruar dhe një shkresë ku theksohet se sugjerimet nga Kryeprokurori i Speciales janë pranuar nga prokurori i rastit, por nëse duhen të gjitha emrat e përfituesve të kundërligjshëm na duhet kohë më e gjatë”, ka sqaruar Lumezi.

Por, “Koha Ditore” ka siguruar emailin për të cilin flet kryeprokurori Millaku, e në të cilin nuk përmendet askund çështja e plotësimit të aktakuzës.

Në emailin që Blakaj i ka dërguar Millakut më 12 korrik, thuhet se aktakuza është e gatshme për t’u dërguar në gjykatë, si dhe gjatë gjithë kohës i referohet me termin “aktakuzë”, që nënkupton se aktakuza i është dërguar e plotë kryeprokurorit Millaku dhe se pretendimet e këtij të fundit se janë pajtuar me Blakajn që të plotësojnë aktakuzën nuk qëndrojnë.

“Pasi që unë nga dita e sotme 12.07.2018 jam në pushim vjetor dhe nuk do të kemi mundësi të bisedojmë lidhur me këtë rast deri sa të kthehem nga pushimi, po e shoh të arsyeshme t’ju njoftoj më gjerësisht lidhur me këtë akuzë, për të cilën vlerësoj se janë pjekur kushtet të dërgohet në gjykatë”, i kishte thënë Blakaj Millakut në këtë email, raporton Koha.net.

Veteranëve, i cili është finalizuar me akuze nga PSRK-ja, i përfshinë anëtarët e Komisionit Shtetëror për Verifikim dhe Njohjen e Statusit të Veteranit dhe kategorive tjera të dala nga lufta e UÇK-së. Ky komision zyrtarisht e ka përmbyllur punën e vet VETËM për kategorinë e veteraneve luftëtarë, e jo edhe për kategoritë tjera siç janë Invalidët dhe dëshmorët e UÇK-së, e poashtu as per pjesëmarrësit dhe pjesëtarët e UÇK-së. Kjo ka rëndësi të përmendet sepse ndikim të drejtpërdrejtë për buxhetin e shtetit nuk kanë vetëm veteranët luftëtarë – të cilët tani për tani po marrin pension 170 Euro në muaj, por kanë edhe dëshmorët e Invalidët e UÇK-së”, i thotë Blakaj më tej Millakut.

Image

Emailin, Blakaj e përmbyll me bashkëngjitje të aktakuzës së plotë.

“Të bashkëngjitur e ke aktakuzën, të cilin ta dorëzova edhe fizikisht në takimin e djeshëm”, i thotë Blakaj Elezit.

Në email, Blakaj flet edhe për procedim të këtij rasti, të cilin mund ta gjeni në numrin e sotëm të “Kohës Ditore”.