Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se do të fillojë zbatimi i një plani rigoroz për konfiskimin e lodrave.
Ministri Hasani ka paralajmëruar për zbatimin e një plani rigoroz për konfiskimin e lodrave nga tregu aziatik.
Ky njoftim vjen pasi analizat treguan se lodra të tregut aziatik përmbajnë rrezikshmëri të lartë
”Ministria e Tregtisë dhe Industrisë që nga marrja e analizave të lodrave që kanë rezultuar të rrezikshme është shumë e shqetësuar . Pas ndalesës që i kemi bërë importimit të lodrave të tregut aziatik (Kina) që nuk i plotësojnë kriteret dhe janë me rrezik të lartë, inspektorët tanë nga e hëna do të fillojnë zbatimin e një plani operativ rigoroz për konfiskimin e këtyre lodrave edhe në tregun e brendshëm.
Po ashtu, jemi duke e pritur edhe lejen e Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit që ta bëjmë asgjësimin e të gjitha lodrave të konfiskuara.”, ka shkruar Bajrami.