Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, është takuar sot me komandantin e Detashmentit të Përbashkët Rajonal – Qendra (JRDC ) të KFOR -it kolonelin, Corrado Benzi.
Në këtë takim, ata diskutuan për situatën e përgjithshme në Komunën e Podujevës, me theks të veçantë për situatën e sigurisë.
“ Ne si komunë, vlerësojmë lart rolin dhe angazhimin e KFOR-it në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend, poashtu shprehim gatishmërinë tonë për të bashkëpunuar ngushtë me ju në realizimin e projekteve në fusha të ndryshme.”, ka thënë kryetari Veliu.
Nga ana tjetër, komandanti i ri i Detashmentit të Përbashkët Rajonal – Qendra ( JRDC ) të
KFOR – it, koloneli Corrado Benzi shprehu përkushtimin e tij për ta vazhduar bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me komunën e Podujevës.