Një nga veturat më të hasura në rrugët e Kosovës është Golf mk2 i njohur si ‘Golf 2’ i markës ‘Volkswagen’.

KALLXO.com ka siguruar të dhëna nga Ministria e Punëve të Brendëshme të cilat tregojnë se në vendin tonë janë gjithsej 24 mijë e 202 copë Golf 2 apo rreth 10% nga rreth 250 mijë makina të regjistruara në vend.

Golf mk2 ka dal në qarkullim në shtator të vitit 1984 në Frankfurt të Gjermanisë dhe ndërpreu prodhimin në vitin 1992, ku gjatë kësaj periudhe janë krijuar 6,3 milion të tilla.

Vetura qe tashmë në vendin tonë shitet me vlere 500 deri në 2000 euro, gjatë periudhës kur u prodhua arrinte vlerën e atëhershme 17.000 deri 20.000 marka.Ndër vite është konsideruar si një veture moderne, komode, familjare dhe me motor ekonomikë.

Me 120 kg kapacitet, Golf 2sh ka arritur që të prijë listave dhe të fitoj çmimet si ‘Vetura e vitit’.Në vitin 1984 është zgjedhur si ‘Vetura Evropiane e vitit’. Ndërsa në vitin 1985, revista britanike automobilistike ‘What Car? i dha Golf Mk2 në vitin 1985 çmimin “Makina e Vitit”, edhe pse në të vërtetë kishte dal në tregun e Mbretërisë së Bashkuar në fillim të vitit të kaluar.

Në Britani arriti kulmin në më shumë se 50,000 shitje në vit deri në fund të dekadës.Marka ‘Volkswagen’ nga Gjermania ka prodhuar këtë model edhe në Belgjikë, Jugosllavi, ShBA, Meksike, Afrikë të Jugut dhe në Austri.