Sipas raportimeve të “Der Spiegel”, ministria e Jashtme Gjermane po konsideron se situata është alarmante dhe se është duke u konsideruar edhe ndryshimi i procesit për pajisje me këtë vizë, transmeton lajmi.net.
Siç bëhet e ditur nga kjo ministri, numri i aplikimeve për vizë gjermane vetëm në pjesën e parë të vitit 2018 ka arritur deri në 52 mijë.
Megjithatë, nga ministria e Punëve të Brendshme është thënë se nëse Gjermania dëshiron të bëhet një shtet me kushte të mira të migrimit, duhet të krijojë ambient të përshtatshëm burokratik, si dhe të rrisë stafin i cili do të mirret me procesimin e këtyre kërkesave.
“Der Spiegel”, po ashtu rikujton se rregulla të reja për pajisje me vizë gjermane janë në fuqi që nga 2016-të për qytetarët e Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, Bosnjës dhe Shqipërisë.
“Autoritetet gjermane janë më rigoroze në adresimin e kërkesave për azil nga këto shtete, dhe në anën tjetër, qytetarët nga këto shtete mund të vijnë në Gjermani vetëm nëse kanë një oferë pune, shumica e tyre në sektorin e ndërtimtarisë”, shkruan më tutje kjo gazetë.