Gjatë ditës së djeshme në Lipjan është raportuar për një rast të dhunës në familje.
Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima e gjinisë femërore është sulmuardhe kanosur nga vjehrra dhe kunata e saj.
Viktima ka marrë tretman mjekësor në qendrën emergjente në Lipjan si dhe është intervistuar në prani të punëtorit të QPS.
Viktima pas intervistimit dërgohet në familjen e saj, kurse dy të dyshuarat pas intervistimit me vendimin e prokurorit lirohen. Rasti procedohet në procedurë të rregullt