Deputeti i Alternativës, Ilir Deda ka thënë se edhe Organizata e Kombeve të Bashkuara është kundër korrigjimit etnik të kufijve.
Ai duke je referuar një deklarate të zyrtarëve spanjoll, që kanë dal kundër idesë së korrigjimit të kufijve, është shprehur se një gjë të tillë nuk përkrahë as nga BE, OSBE, NATO e OKB.
“Jo vetëm Spanja, po edhe Greqia, Qipro e Sllovakia – krahas Gjermanisë, Austrisë, Finlandës, Suedisë, Mbretërisë së Bashkuardhe disa shteteve të tjera evropiane – janë kundër “korrigjimit të kufijve” në baza etnike. Që do të thotë as BE, as OSBE, as NATO, e besa as OKB”, ka shkruar ai në Facebook.