Asamblisti i Lëvizjës Vetëvendosje në Podujevë, Fitim Haziri ka reaguar ndaj organiztës  “Let’s Do It Kosova” e cila gjatë ditës së sotme ka organizuar një aksion për pastrim e hapësirave afër vendkalimit kufitar në Merdare, transmeton Llapi.info.

Haziri në rjetin e tij social Facebook ka shkruar se këto mbeturina, që sipas kësaj organizate i kanë lënë mërgimtarët, ata i kanë gjetur në mesin tonë.

“Mërgimtarët nuk ua sollën mbeturinat, ata i gjetën në mesin tonë
Sot ishte organizuar një aksion për pastrimin e hapësirave afër vendkalimit kufitar në Merdare nga mbeturinat të cilat i kishin lënë mërgimtarë sipas organizatës “Let’s Do It Kosova”.
Do ishte mirë që kjo organizatë ta fillonte pastrimin nga qendra sepse një pastrim i mirëfilltë fillon nga qendra pastaj drejt periferive”, ka shkruar Haziri.

Ka thënë se vendi që më së shumti kanevojë për pastrim është Qeveria e Kosovës.

“Vendi që ka nevojë më së shumti të pastrohet sot është qeveria e Kosovës këta janë ndotësit më të mëdhenj të Kosovës . Ua kujtojmë aktivistëve të kësaj organizate se në 2017 në Kosovë nga këta mërgimtarë kemi pranuar më shumë se 759.2 milionë euro që ka shënuar një rritje vjetore prej 9.9%.
Sa ka qenë kjo organizatë e interesuar që të ngritë zërin për vështirësitë që hasin mërgimtarët derisa të vinë në Kosovë , sa orë presin këta mërgimtarë në këto pikëkalimet kufitare , a ka ndonjë shportë mbeturinave afër këtyre pikëkalimeve, apo tualete publike”, ka shtuar tutje ai.

Sipas tij është “dashur të ishim mirënjohës ndaj mërgimtarëve e jo t’i etiketojmë si “ndotës”, ajo më e mira qe do ishte t’i pastronim këto vende dhe t’i falënderonim mërgimtarët”/Llapi.info