Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të mbajtur sot përveç caktimit të seancës së jashtëzakonshme, kryesia u njoftua po ashtu edhe me vendimin e deputetëve Ilir Deda dhe Mimoza Kusari-Lila.
Gjatë kësaj mbledhje u njoftua se dy deputetët janë shkëputur nga Grupi Parlamentar i LDK-së dhe do veprojnë si deputetë pa Grup Parlamentar.
Deda dhe Kusari-Lila ditë më parë kanë bërë të ditur se kanë shkëputur koalicionin me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Kusari-Lila ka thënë se Alternativa do të veprojë si e pavarur brenda Kuvendit të Kosovës.