Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit për vitin e ri shkollor.

Thaçi ka thënë se si institucione dhe si shoqëri janë bërë investime në vazhdimësi në sistemin arsimor, në mënyrë që fëmijëve t’u ofrohet një arsimim më cilësor.

Presidenti ka shtuar se përmirësimi i cilësisë dhe investimi në dije nuk është asnjëherë i bollshëm.

Postimi i plotë:

Të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve u uroj suksese në këtë vit të ri shkollor, i cili po nis sot. Si institucione dhe si shoqëri kemi investuar në vazhdimësi në sistemin tonë arsimor, në mënyrë që fëmijëve tanë t’iu ofrojmë një arsimim sa më cilësor. Kemi investuar në infrastrukturë, në objekte të reja shkollore dhe në pajisjen e tyre me teknologji moderne, me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira, që nxënësit tanë të bëhen pjesë e konkurrencës në dije kudo në botë. Përmirësimi i cilësisë dhe investimi në dije nuk është asnjëherë i bollshëm, prandaj kërkohen edhe më shumë investime dhe angazhim për ngritjen e cilësisë dhe arritjen e rezultateve më të mira. Një urim të veçantë edhe për të gjithë fëmijët që sivjet ulën për herë të parë në bankat shkollore. Me punë dhe përkushtim, suksesi do të jetë i garantuar. HTH