Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:00 në magjistralen Prishtinë- Podujevë, konkretisht në Lluzhan, njofton Llapi.info
Si pasojë e përplasjes së tri veturave kanë mbetur të lënduar gjashtë persona.
Ndërsa, Policia e Kosovës në raportin ditor ka njoftuar se njëri nga vozitësit në këtë aksident është arrestuar.
“Fshati Lluzhan, Podujevë 02.09.2018 – 17:50. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të tri veturave civile. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy meshkuj dhe katër femra të gjithë K-shqiptarë. Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Njëri nga vozitësit është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Llapi.info