Pas ngritjes së aktakuzës ndaj zyrtarit policor, Avni Berisha i njohur me nofkën “Tarkani”, lënda gjyqësore është transferuar nga gjykata e Gjilanit në Prishtinë.’

Lajmin për transferimin e lëndës së policit “Tarkani” i cili dyshohet se ka sulmuar ish- drejtorin e “Valës”, Agron Mustafën, e ka bërë të ditur për kallxo.com, Kryetari i Gjykatës së Gjilanit, Ramiz Azizi.

“Çka kemi bërë ne ishte ngritja e aktakuzës ndaj të njëjtit që po pyesni. Lënda është transferuar në Prishtinë, ka thuajse tre muaj që lënda është dërguar në Prishtinë për procesin gjyqësor. Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë”, tha për kallxo.com, kryetari Azizi.

I përfshirë në sulmin e Mustafës ishte edhe shefi i krimeve ekonomike në Policinë e Kosovës, Nazim Sahiti.