Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka akuzuar kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën, për ngecjet e ndodhura në shtetin e Kosovës e po ashtu edhe për çështjen e mosthemelimit të ushtrisë.
Këto deklarime deputeti Zeka i dha sot gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ndërsa ka theksuar se edhe Vetëvendosje ka zakon vetëm të refuzojë vendime të rëndësishme, njofton Klan Kosova.
”Isa Mustafa është njeriu kryesor që ne sot jemi pa ushtri”.
”Krejt për shkak të inatit i tij me Hashim Thaçi”.
”Vetëvendosje ka idenë e saj të përfundimit gjithcka me refuzu”.
”Lezeti nuk është me shku në Bruksel me bisedu me Vuciqin”.DS