Partia Demokratike po përgatit një rezolutë në mbështetje të qëndrimit të forcave politike në Kosovë për mosndryshimin e kufijve.

Burime nga selia blu thanë se, rezoluta e Partisë Demokratike mbështet fuqimisht ruajtjen e formës unitare të qeverisjes në Republikën e Kosovës.

Rezoluta që po përgatit Partia Demokratike mbështet fuqimisht reformat që sigurojnë anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe Bashkimin Europian.

Prej disa javësh Prishtina, por edhe Tirana janë përfshirë në debatin për ndryshimin e kufijve të Kosovës.

Iniciatori i kësaj nisme të kundërshtuar gjerësisht është presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Duket se ndikimet e Sorosit tek ai kanë bërë që të pranojë ndryshimin e kufijve të Kosovës, në këmbim të njohjes së shtetit nga Serbia, shkruan syri.net