Visa Ymeri, shefi i grupit parlamentar të Partisë Social Demokrate, ka thënë se deputetja e LDK-së ka ndihmuar fillimin e seancës të thirrur nga Qeveria, njofton Klan Kosova.
“Ky veprim i saj vështirëson punën për seancën e ardhshme. Nuk e di a ka ardhur me pajtimin e LDK-së, por këta të fundit duhet të dalin dhe ta qartësojnë pozicionin e tyre”.
“I bëj ftesë veçanërisht grupeve opozitare që ta rishikojnë pozicionin e tyre karshi dialogut”.
Seanca e thirrur nga opozita ku edhe do të paraqitej rezoluta e tyre, ishte paraparë të fillonte në ora 10:00, por një gjë e tillë nuk ka ndodh, për shkak se një seancë tjetër është thirrur nga Qeveria pikërisht në orës 9:00