13:21 – Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, është shprehur i bindur se seanca do të vazhdojë dhe se në të do të kalojë grupi i propozuar nga Qeveria për të udhëhequr dialogun me Serbinë.
“Grupi për dialog që është propozuar nga qeveria do të kalojë sot në Parlamentin e Kosovës.
Opozita ka të drejtën e vet, do të doja shumë që opozita të jetë pjesë e grupit dialogues. Për opozitën ne kemi ndarë vendet e tyre për dialog dhe i ftojmë që të rrinë këtu në Kuvend dhe ta votojnë”, ka thënë Pacolli para mediave, raporton KTV.
Qëndrimi i qeverisë, sipas tij, është i qartë se “ky grup nuk ka kompetenca që të flet për ndryshimin e kufijve gjegjësisht për ndërrimin e territoreve”.
“Unë besoj që Fatmir Limaj është ai që e udhëheq këtë grup qeveritar. Nëse pala serbe do të ketë shef presidentin e tyre, sigurisht se ne shef duhet ta kemi presidentin tonë”, theksoi Pacolli.