Këtë vit komuna e Podujevës për herë të parë organizon mbrëmjet e maturës në qytetin e vet, e për herë të parë përfiton një restaurant nga Podujeva.

Ishte bërë traditë që komuna e Podujevës, gjegjësisht Drejtoria e Arsimit në këtë komunë të i organizoj mbrëmjet e maturës jashtë qytetit të Podujevës. Kjo pasi, sipas drejtorit të Drejtorisë së Arsimit, Nexhmi Rudari, komuna e Podujevës nuk kishte kapacitete të mjatueshme për numrin e madh të maturantëve.

Adelinë Stublla, këshilltare në asamblenë komunale në Podujevë nga rradhët e Lëvizjes “Vetëvendosje”, ka thënë për Llapi.info se vitin e kaluar e kishte ngritur këtë çështje në kuvendin komunal, sajpërketë organizimit të mbrëmjeve të maturës. Por, sipas saj, drejtori i Arsimit, Nexhmi Rudari, ishte përgjigjur duke thënë se nuk ka kapacitete të mjaftueshme.

“Vitin e kaluar kam ngritur si qështje në kuvend festimin e mbrëmjeve të maturës jashtë qytetit tonë. Drejtori i Drejtorise së Arsimit, Nexhmi Rudari, ishte përgjigjur duke thënë se komuna jonë nuk ka kapacitete të mjaftueshme për organizim të mbrëmjeve për shkak të numrin të madh të maturantëve. Por, si duket, Rudari, pas një viti e ka kuptuar që në Podujevë ka restaurante me kapacitete për organizimin e mbrëmjeve të maturës”, ka thënë Stublla.

Por, pavarësisht organizimit të mbrëmjeve të maturës në komunë e Podujevës, çmimi që është dashur të paguajn maturantët nuk ka ndryshuar nga vitet e kaluara kur mbrëmjet janë festuar jashtë qytetit të Podujevës.

Siç njoftojnë maturantët çmimi ka qenë 20 euro, sa ishte edhe viteve të kaluara./Llapi.info